Stafi

Drejtor Ekzekutiv

Olta Aliaj

Menaxher Programi/Projekti

Xhulia Mulla

Oficer Projekti

Sokol Berberi

Keshilltar / Konsulent i jashtëm

Finance/Buxheti

ANËTARË THEMELUES

Sokol Berberi

Anëtar Themelues

Ka shërbyer në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1991-1998 në pozicionet e Këshilltarit Ligjor në komisionet parlamentare dhe të këshilltarit të Kryesisë. Anëtar i grupit hartues për Rregulloren e Kuvendit. I ngarkuar nga Kryesia, ka ndjekur në mënyrë aktive procesin e hartimit dhe miratimit të Kushtetutës. Pedagog i Teknikës Legjislative në Fakultetin e Drejtesisë. 2000-2007 ka ushtruar detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës së Studimeve Parlamentare; drejtues programesh. 2007-2016, ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Pedagog në Shkollën e Magjistraturës.

Perikli Polloshi

Anëtar Themelues

Ka shërbyer në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1991-1994 në pozicionet e Këshilltarit Ligjor dhe Kryekëshilltarit të komisioneve parlamentare. Anëtar i stafit teknik për hartimin e Kushtetutes së Shqipërisë. 2000-2009, ka ushtruar detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë. Pedagog në Shkollën e Magjistraturës.

Leon Shestani

Anëtar Themelues

Ka shërbyer në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1992-1999 në pozicionin e Drejtorit të Marrëdhenieve me Jashtë, Këshilltarit për Marrëdheniet Ndërparlamentare dhe sekretarit të delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të KE-së dhe të OSBE-së. Qershor-Nëntor 1999, këshilltar për marrëdheniet me jashtë dhe protokollin i Kryeministrit. Ekspert i drejtësisë penale për të miturit.

Filip Lako

Anëtar Themelues

Ka shërbyer në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1986-1998 në pozicionet Këshilltar i komisioneve parlamentare; Kryekëshilltar; këshilltar i Kryesisë. Eshtë specialist në hartimin dhe procesin legjislativ.

Karmen Qineti

Anëtar Themelues

Ka shërbyer në Kuvendin e Shqipërisë në vitet 1992-1997 në pozicionet e Këshilltarit Ligjor pranë komisioneve dhe këshilltarit të Kryesisë. 1997-1999, drejtoreshë e Shkollës së Magjistraturës.