Projekte te realizuara

Rritja e rolit të Parlamentit në procesin e integrimit përmes pjesëmarrjes legjislative dhe transparencës.

Botimi i Revistës “ E Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore”

Projekt: Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe forcimi i shtetit ligjor në Shqipëri

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe forcimi i shtetit ligjor në Shqipëri është një projekt i zbatuar në bashkëpunim me Millenium CC, i financuar nga Open Society Foundation (2007-2008). Projekti synon forcimin e shtetit të së drejtës dhe respektimin e Kushtetutës, nëpërmjet nxitjes së zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese; rritjes së autoritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe në përgjithësi e një modeli të arrirë marrëdhëniesh shtetërore të ndërtuara në frymën e parimeve kushtetuese të kontrollit dhe ballancës së pushteteve. Mbyllja e këtij projekti u finalizua me botimin e broshurës, “Ekzekutimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe roli i rëndësishëm i tyre në forcimin e shtetit të së drejtës”.

Projekt: Pjesëmarrja publike në procesin legjislativ

Pjesëmarrja publike në procesin legjislativ, një projekt i financuar nga Open Society Foundation for Albania, Soros.

Projekt: Vendosja e mekanizmave efektive për trajnimin e konfliktit të interesit dhe monitorimi publik i parlamentarëve

Projekti “Vendosja e mekanizmave efektivë për trajtimin e konfliktit të interesit dhe monitorimi publik i parlamentarëve” është një projekt i financuar nga MSI/USAID.

Projekt: Rritja e kapaciteteve në fushën e hartimit të legjislacionit

“Rritja e kapaciteteve në fushën e hartimit të legjislacionit”, është një projekt që konsiston në trajnimin e juristëve të administratës publike, një projekt i financuar nga Open Society Foundation for Albania.

Projekt: Zgjerimi i bashkëpunimit për sigurinë dhe çështjeve të mbrojtjes

Qëndra e Studimeve për Sigurinë Europiane (CESS) në bashkëpunim me Qëndrën e Studimeve Parlamentare, po zbaton një program një vjecar të titulluar “Zgjerimi i bashkëpunimit për sigurinë dhe çështjeve të mbrojtjes me qëllim vendosjen e një dialogu aktiv politikësbërës mbi sigurinë midis individëve” nga tetë vende të Europës Jug-Lindore. Këto vende janë Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Rumania, Serbi-Mali i Zi, dhe Slovenia. Qëllimi kryesor ikësaj sipërmarrjeje është promovimi i një hetimi bashkëpunues dhe në rrjet. Kjo do të bëjë të mundur gjithashtu pasjen e ideve reformuese të sistemit të sigurisë dhe përshkrimin e politikave të sigurisë.

Projekt: Revista E drejta parlamentare dhe politikat ligjore (2002- aktualisht)

Revista E drejta parlamentare dhe politikat ligjore, është një projekt i financuar nga IRI and National Endowment for Democracy (NED). Qëllimi i këtij projekti është të vijojë botimin e Revistës “E drejta parlamentare dhe politikat ligjore”, për përhapjen e informacionit dhe rritjen e transparencës së parlamentit, inkurajimin e një debati teorik dhe shkencor mbi të drejtën parlamentare, nëpërmjet një refleksioni të vërtetë dhe objektiv mbi aktivitetet legjislative dhe debatin politik; shërbimin ndaj shoqërisë civile nëpërmjet sigurimit të rrugëve për pjesëmarrjen në praktikat parlamentare, dhe bërjen të njohur ambientin politik shqiptar me çështjet politike të diskutuara në nivel ndërkombëtar. Revista E drejta parlamentare dhe politikat ligjore mbush një boshllëk të madh në informacionin mbi parlamentin duke botuar përmbledhje të ligjeve të miratuara së fundi dhe të siguruarin e barabartë, me mbulim të plotë të debatit politik në parlament. Botimi i Revistës vazhdon aktualisht nga Qendra e Studimeve Parlamentare.

Konferencë: Marrëdhëniet deputet – elektorat; Për një rritje të përfaqësimit dhe besimit tek institucionet (Mars, 2002)

Konferenca “Marrëdhëniet deputet – elektorat; Për një rritje të përfaqësimit dhe besimit tek institucionet” në Hotel Tirana International, 4 Mars 2002. Qëndra e Studimeve Parlamentare në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe në mbështetje të Parlamentit shqiptar organizuan konferencën “Marrëdhëniet deputet –elektorat; Për një rritje të përfaqësimit dhe besimit tek institucionet”. Deputetë, ish deputetë, ekspertë të të drejtës parlamentare, punonjës të parlamentit dhe sekretarë të deputetëve në zonat elektorale, përfaqësues të medias, OJQ, institucione ndërkombëtare me qëndër në Tiranë morrën pjesë në këtë konferencë.

Projekt: Rishkimi i kuadrit ligjor që rregullon çështjen e emigracionit të shqiptarëve jashtë shtetit

Projekti konsiston në një raport studimor kërkimor mbi rishkimin e kuadrit ligjor që rregullon çështjen e emigracionit të shqiptarëve jashtë shtetit. Projekti është ndërmarrë dhe po zbatohet pas kërkesës dhe financimit të organizatës IOM (International Migration Organization).

Projekt: Asistencë për ndryshimet legjislative dhe zbatimin e ligjit shqiptar mbi procedurat e azilit

“Asistencë për ndryshimet legjislative dhe zbatimin e ligjit shqiptar mbi procedurat e azilit” është projekti i financuar nga UNHCR, Tiranë. Ai synon mbrotjen e azil kërkuesve dhe futjen në sistemin e azilit. Ai synon pajisjen e nëpunësve civilë me njohuri të përgjithshme mbi sistemin shqitpar dhe ndërkombëtar të azilit, të sigurojë një mirëkuptim të njësive ligjore dhe të përfitimeve sociale të refugjatëve, sigurojë një forum diskutimi mbi zbatimin e strategjisë së sistemit të azili dhe programit të integrimit në Shqipëri.

Projekt: Mbushja e boshllëqeve ligjore në sistemin e azilit; Draftimi i rregullave mbi integrimin lokal dhe strategjinë e lobimit

“Mbushja e boshllëqeve ligjore në sistemin e azilit; Draftimi i rregullave mbi integrimin lokal dhe strategjinë e lobimit” është projekti i financuar nga UNHCR, Tiranë. Projekti synonte integrimin lokal për persona të cilëve u është dhënë azili në Shqipëri duke asistuar Qeverinë Shqiptare në hartimin e rregulloreve të përshtatshme dhe mbështetjes së përpjekjeve për vendosjen e një sistemi azili të funksionueshëm në Shqipëri.

Projekt: Mbi propozimin e politikave dhe disa rregullave për një veprim afat-shkurtër dhe afat-mesëm për vendosjen e një sistemi të pranueshëm për drejtësinë e të miturve në Shqipëri

Projekti “Mbi propozimin e politikave dhe disa rregullave për një veprim afat-shkurtër dhe afat-mesëm për vendosjen e një sistemi të pranueshëm për drejtësinë e të miturve në Shqipëri” konsistoi në ngritjen e një grupi pune i ngritur nga UNICEF për përgatitjen e një strategjie ligjore dhe praktikës në lidhje me drejtësinë e të miturve.

Projekt: Ndërtimi i autonomisë lokale

Projekti “Ndërtimi i autonomisë lokale; Trajnim me administratën mbi zbatimin e parimeve të autonomisë lokale”, u financua nga Norwegian People’s Aid. Projekti synon trajnimin e stafit të administratës locale në Elbasan (në bashki, prefekturë dhe nivel komune) me qëllim përmirësimin dhe të kuptuarit e Kartës së Autonomisë Lokale dhe parime të tjera të autonomisë lokale, procedurat si dhe zbatimin e tyre.

Seminar: Aspekte të organizimit të punës parlamentare

Aspekte të organizimit të punës parlamentare është seminari i zhvilluar me zyrtarë të lartë të parlamenteve të vendeve të Europës Jug-Lindore. Seminari u organizua nga Instituti Ndërkombëtar për Demokraci në Strasburg dhe Qendra e Studimeve Parlamentare. Qëllimi i këtij projekti ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe bashkëpunimi midis administratës dhe stafit të parlamenteve në rajon. Projekti u zhvillua në kuadrin e aktiviteteve të Paktit të Stabilitetit.

Projekt: Ekzaminim i përgjithshëm i ligjit ndërkombëtar dhe kombëtar mbi çështje të migracionit kundrejt rregullave shqiptare procedurale dhe praktikat aktuale në kufi (2000)

Një ekzaminim i përgjithshëm i ligjit ndërkombëtar dhe atij kombëtar mbi çështje të migracionit kundrejt rregullave shqiptare procedurale dhe praktikat aktuale në kufi, është një projekt i zhvilluar me kërkesën e UNHCR (Zyra në Tiranë) në bashkëpunim me Zyrën e Refugjatëve, nëpërmjet Sekretariatit të Task-Force për zbatimin e sistemit të Azilit. Qendra për Studime Parlamentare dhe Qendra Paqe nëpërmjet Drejtësisë në periudhën Shtator-Tetor, 2000. Një grup i përbërë prej pesë ekspertësh përgatitën një raport studimor nëpërmjet të cilit ekzaminohet ligji shqiptar dhe ai ndërkombëtar në lidhje me çështje të azilit dhe të migracionit, si dhe procedurat dhe praktikat aktuale që ndiqen nga pikat kufitare shqiptare duke iu referuar zbatimit të ligjit. Qëllimi i këtij projekti ishte ekzaminimi i ndërthurjes së ligjit ndërkombëtar dhe atij shqiptar në trajtimin dhe lëvizjen e të huajve, azilkërkuesve dhe si këto ligje lidhen me procedurat dhe praktikat aktuale të ndjekura në kufi dhe në pikat e kontrollit kufitar.

Projekt: Rritja e pjesëmarrjes së rinisë në jetën politike dhe parlamentare të vendit (2001)

Rritja e pjesëmarrjes së rinisë në jetën politike dhe parlamentare të vendit. Projekti u krye gjatë procesit zgjedhor të qershorit 2001. Projekti u financua nga Ambasada Amerikane, Tiranë.

Projekt: Diskutim i çështjeve ligjore në komisione parlamentare

Diskutim i çështjeve ligjore në komisione parlamentare, financuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI). Projekti synonte sigurimin e një analize të çështjeve ligjore me deputetët, me fjalë të tjera një vështrim alternativ nga ekspertë të pavarur, që do të promovonte një diskutim joformal për çështje esenciale ndërmjet deputetëve dhe partive politike, dhe do t’u ofronte deputetëve një këndvështrim më të qartë për adresimin e çështjeve të ndryshme ligjore dhe për përmirësimin e vendimeve që lidhen me legjislacionin.

Tryezë e rrumbullakët: Hartimi i ligjit mbi hetimin parlamentar si një e drejtë kushtetuese

Hartimi i ligjit mbi hetimin parlamentar, si një e drejtë kushtetuese, zhvillimi i një tryeze të rrumbullakët për diskutimin e këtij projekt-ligji. Projekti u financua nga Banka Botërore dhe Instituti për Studime Bashkëkohore.

Tryezë e rrumbullakët: Marrëdhëniet midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve

Marrëdhëniet midis të zgjedhurve dhe zgjedhësve: Tryeza të rrumbullakëta në rrethe për zhvillimin e komunikimit institucional dhe rritjen e pjesëmarrjes së publikut. Projekti u financua nga Fondacioni “Friedrich Ebert”

Projekt: Marrëdhëniet deputet-zgjedhës; Për një rritje të përfaqësimit dhe besimit tek institucionet

Marrëdhëniet deputet-zgjedhës; Për një rritje të përfaqësimit dhe besimit tek institucionet është një projekt i mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, Soros/Shqipëri. Projekti synonte përmirësimin e punës së deputetëve me elektoratin drejt rritjes së nivelit të përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së publikut në jetën politike të vendit, duke synuar forcimin e nivelit të demokracisë dhe zhvillimin e institucionit të Parlamentit, si dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet, veçanërisht në institucionin e Parlamentit. Projekti u zhvillua nëpërmjet tri tryezave të rrumbullakëta në rrethe të ndryshme të vendit si dhe aktiviteteve të tjera.

Konferenca: Mbi efektivitetin e procesit legjislativ (13-14 Prill, 2000)

Qendra e Studimeve Parlamentare në bashkëpunim me Fondacionin “Friedrich Ebert” vlerësuan si të rëndësishëm organizimin e nje konference mbi procesin legjislativ, e cila synon të kontribuojë në identifikimin e problemeve, analizën si dhe bërjen e rekomandimeve për institucionalizimin dhe përmirësimin e këtij procesi. Synohet rritja e efektivitetit, e pjesëmarrjes së publikut dhe transparencës në procesin legjislativ. Objektivat që synohen të përmbushen ishin: identifikimi i problemeve dhe dobësive në procesin legjislativ; analiza e rregullave dhe praktikës së këtij procesi; bërja e rekomandimeve për unifikimin dhe institucionalizimin e praktikës për përmirësimin e këtij procesi; identifikimi i instrumenteve për rritjen e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në procesin legjislativ; rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e një procesi legjislativ të mirëorganizuar.

Projekt: Zëri i qytetarëve dhe e drejta kushtetuese e peticionit dhe ankesës, si një mjet i rëndësishëm në rritjen e përgjegjshmërisë së qeverisë

Zëri i qytetarëve dhe e drejta kushtetuese e peticionit dhe ankesës, si një mjet i rëndësishëm në rritjen e përgjegjshmërisë së qeverisë (vendosja e mekanizmave ligjore për plotësimin e kësaj të drejte kushtetuese), është një projekt i financuar nga Balkan Trust for Democracy (2008-2009). Ky projekt synon të rrisë përgjegjshmërinë e qeverisë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike dhe besimin e tyre ndaj institucioneve të shtetit nëpërmjet vendosjes së mekanizmave ligjore në respektim të të drejtës kushtetuese të peticionit dhe ankesës drejtuar institucioneve shtetërore. Aktivitetet e parashikuara në projekt do të ndikojnë në rritjen e njohjes së publikut mbi të drejtën themelore të peticionit; rritjen e përgjegjshmërisë së institucioneve publike për ti shërbyer sa më mirë publikut; rritjen e besimit publik drejt insitucioneve shtetërore dhe të sjellë qytetarët me afër me përfaqësuesit e tyre në qeveri dhe institucioneve publike.

Projekt: Monitorimi i zbatimit të detyrimeve ligjore për financimin e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2009

Monitorimi i zbatimit të detyrimeve ligjore për financimin e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2009, është një projekt i financuar nga Fondacioni Soros (2009). Ky projekt synon rritjen e transparencës dhe besimit të publikut tek subjektet zgjedhore nëpërmjet monitorimit të detyrimeve ligjore për financimin e këtyre subjekteve. Projekti që propozohet do të adresojë krijimin e procedurave, sa më korrekte dhe të plota, për të parandaluar shmangien nga kërkesat ligjore dhe shkeljen e barazisë në fushatë; krijimin e mekanizmave për monitorimin dhe transparencën e këtyre fiancimeve gjatë fushatës zgjedhore; monitorimin e sjelljes së subjekteve zgjedhore dhe respektimin e detyrimeve ligjore gjatë fushatës zgjedhore. Do të krijojë një bërthamë dhe eksperiencë monitorimi të këtij komponenti të fushatave zgjedhore, e cila si një vlerë në shoqërinë civile do të përdoret dhe zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme edhe për monitorime të tjera që kanë objekt financimin e jetës politike.

Projekti: Projekti Score Card

Sipas opinionit të Qendrës së Studimeve Parlamentare, promovimi i transparences dhe pergjegjshmërisë në shoqërinë shqiptare fillon me institucionin e Kuvendit. QSP promovon transparencën në lidhje me aktivitetin e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në sesionet plenare, mbledhjet e komisioneve si dhe zyrat e deputetëve nëpërmjet advokimit mbi procedurat e njohjes se publikut mbi votimin individual të deputetëve në cdo legjislature. Cdo deputet duhet kuptojë detyrimin për t’i raportuar zgjedhësve përmbushjen e premtive elektorale si dhe detyrimeve të tij gjatë ushtrimit të mandatit të deputetit. Të gjitha përpjekjet tona të përbashkëta duhet të shkojnë drejt këtij qëllimi.

Projekt: Rritja e transparencës së parlamentit shqiptar

Rritja e transparencës së parlamentit shqiptar, është një projekt i financuar nga National Endowment for Democracy, USA (2008-2009). Qëllimi i këtij projekti është të vijojë botimin e Revistës “E drejta parlamentare dhe politikat ligjore”, për përhapjen e informacionit dhe rritjen e transparencës së parlamentit, inkurajimin e një debati teorik dhe shkencor mbi të Drejtën Parlamentare, nëpërmjet një refleksioni të vërtetë dhe objektiv mbi aktivitetet legjislative dhe debatin politik; shërbimin ndaj shoqërisë civile nëpërmjet sigurimit të rrugëve për pjesëmarrjen në praktikat parlamentare, dhe bërjen të njohur ambientin politik shqiptar me çështjet politike të diskutuara në nivel ndërkombëtar. Revista e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore mbush një boshllëk të madh në informacionin mbi parlamentin duke botuar përmbledhje të ligjeve të miratuara së fundi dhe të siguruarin e barabartë, me mbulim të plotë të debatit politik në Parlament.

Rritja e të kuptuarit të transparencës në qeverisje kundrejt publikut, në Shqipëri

Rritja e të kuptuarit të transparencës në qeverisje kundrejt publikut, në Shqipëri. Projekt i financuar nga Balkan Trust for Democracy.

Rritja e besimit të publikut tek gjyqësori

Rritja e besimit të publikut tek gjyqësori, bazuar në parimet e transparencës dhe përgjegjshmërisë, përmes vendosjes së procedurave eficente të vlerësimit në cështje që lidhen me etikën e gjyqtarit.
Projekt i financuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Pjesëmarrja e publikut dhe transparenca në procesin legjislativ

Pjesëmarrja e publikut dhe transparenca në procesin legjislativ: e drejta e informimit si një instrument thelbësor për një pjesëmarrje efektive të shoqërisë civile në procesin ligjbërës si dhe për rritjen e përgjegjshmërisë së parlamentit.
Financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, Soros në Shqipëri.