Qëndra për Studimet Parlamentare publikon numrin 2 të Buletinit Informativ mbi Kuvendin në procesin e integrimit

Qendra e Studimeve Parlamentare në kuadër të zbatimit të projektit me titull: Rritja e rolit të Parlamentit në procesin e integrimit përmes pjesëmarrjes legjislative dhe transparencës, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Soros, synon të rrisë dhe të forcojë rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e integrimit europian, si dhe promovimin e përgjegjësisë së anëtarëve të parlamentit në këtë proces përmes veprimtarisë së tyre pjesëmarrëse dhe transparente.

Në përmbajtje të Buletinit nr 2, Mars 2012 do të gjeni:

1. Plani i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe rëndësia e tij në procesin e integrimit europian të Shqipërisë
2. Raport për veprimtarinë e Komisionit të Integrimit Europian Periudha dhjetor 2011 –shkurt 2012
3. Raport monitorimi mbi veprimtarinë e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian dhe punimeve të Kuvendit në seancë plenare 7 dhjetor – 27 shkurt, QSP
4. Roli i Parlamenteve Kombëtare në Integrimin Evropian pas Traktatit te Lisbonës, Jonida Begaj, Aida Gugu
5. Efektet ligjore të marrëveshjeve të asociimit me be-në për shtetasit e vendeve joanëtare, Alfred Kellemann
6. Kalendari tre-javor i punimeve të Kuvendit. (19 mars – 6 prill 2012)