{"id":1412,"date":"2021-01-06T17:13:21","date_gmt":"2021-01-06T17:13:21","guid":{"rendered":"http:\/\/ascpdp.com\/?page_id=1412"},"modified":"2021-01-06T17:13:22","modified_gmt":"2021-01-06T17:13:22","slug":"projekte-te-realizuara","status":"publish","type":"page","link":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/?page_id=1412","title":{"rendered":"Projekte te realizuara"},"content":{"rendered":"\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Rritja e rolit t\u00eb Parlamentit n\u00eb procesin e integrimit p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes legjislative dhe transparenc\u00ebs.<\/h4>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Botimi i Revist\u00ebs \u201c E Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore\u201d<\/h4>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Zbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe forcimi i shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri<\/h4>\n\n\n\n<p>Zbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe forcimi i shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i zbatuar n\u00eb bashk\u00ebpunim me Millenium CC, i financuar nga Open Society Foundation (2007-2008). Projekti synon forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe respektimin e Kushtetut\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet nxitjes s\u00eb zbatimit t\u00eb vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese; rritjes s\u00eb autoritetit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e nj\u00eb modeli t\u00eb arrir\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh shtet\u00ebrore t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb frym\u00ebn e parimeve kushtetuese t\u00eb kontrollit dhe ballanc\u00ebs s\u00eb pushteteve. Mbyllja e k\u00ebtij projekti u finalizua me botimin e broshur\u00ebs, \u201cEkzekutimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe roli i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i tyre n\u00eb forcimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Pjes\u00ebmarrja publike n\u00eb procesin legjislativ<\/h4>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarrja publike n\u00eb procesin legjislativ, nj\u00eb projekt i financuar nga Open Society Foundation for Albania, Soros.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Vendosja e mekanizmave efektive p\u00ebr trajnimin e konfliktit t\u00eb interesit dhe monitorimi publik i parlamentar\u00ebve<\/h4>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekti \u201cVendosja e mekanizmave efektiv\u00eb p\u00ebr trajtimin e konfliktit t\u00eb interesit dhe monitorimi publik i parlamentar\u00ebve\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i financuar nga MSI\/USAID.<\/h4>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Rritja e kapaciteteve n\u00eb fush\u00ebn e hartimit t\u00eb legjislacionit<\/h4>\n\n\n\n<p>\u201cRritja e kapaciteteve n\u00eb fush\u00ebn e hartimit t\u00eb legjislacionit\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt q\u00eb konsiston n\u00eb trajnimin e jurist\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs publike, nj\u00eb projekt i financuar nga Open Society Foundation for Albania.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Zgjerimi i bashk\u00ebpunimit p\u00ebr sigurin\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbrojtjes<\/h4>\n\n\n\n<p>Q\u00ebndra e Studimeve p\u00ebr Sigurin\u00eb Europiane (CESS) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Q\u00ebndr\u00ebn e Studimeve Parlamentare, po zbaton nj\u00eb program nj\u00eb vjecar t\u00eb titulluar \u201cZgjerimi i bashk\u00ebpunimit p\u00ebr sigurin\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb mbrojtjes me q\u00ebllim vendosjen e nj\u00eb dialogu aktiv politik\u00ebsb\u00ebr\u00ebs mbi sigurin\u00eb midis individ\u00ebve\u201d nga tet\u00eb vende t\u00eb Europ\u00ebs Jug-Lindore. K\u00ebto vende jan\u00eb Shqip\u00ebria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Maqedonia, Rumania, Serbi-Mali i Zi, dhe Slovenia. Q\u00ebllimi kryesor ik\u00ebsaj sip\u00ebrmarrjeje \u00ebsht\u00eb promovimi i nj\u00eb hetimi bashk\u00ebpunues dhe n\u00eb rrjet. Kjo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb mundur gjithashtu pasjen e ideve reformuese t\u00eb sistemit t\u00eb siguris\u00eb dhe p\u00ebrshkrimin e politikave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Revista E drejta parlamentare dhe politikat ligjore (2002- aktualisht)<\/h4>\n\n\n\n<p>Revista E drejta parlamentare dhe politikat ligjore, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i financuar nga IRI and National Endowment for Democracy (NED). Q\u00ebllimi i k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb botimin e Revist\u00ebs \u201cE drejta parlamentare dhe politikat ligjore\u201d, p\u00ebr p\u00ebrhapjen e informacionit dhe rritjen e transparenc\u00ebs s\u00eb parlamentit, inkurajimin e nj\u00eb debati teorik dhe shkencor mbi t\u00eb drejt\u00ebn parlamentare, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb refleksioni t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe objektiv mbi aktivitetet legjislative dhe debatin politik; sh\u00ebrbimin ndaj shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00ebp\u00ebrmjet sigurimit t\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb praktikat parlamentare, dhe b\u00ebrjen t\u00eb njohur ambientin politik shqiptar me \u00e7\u00ebshtjet politike t\u00eb diskutuara n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Revista E drejta parlamentare dhe politikat ligjore mbush nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh n\u00eb informacionin mbi parlamentin duke botuar p\u00ebrmbledhje t\u00eb ligjeve t\u00eb miratuara s\u00eb fundi dhe t\u00eb siguruarin e barabart\u00eb, me mbulim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb debatit politik n\u00eb parlament. Botimi i Revist\u00ebs vazhdon aktualisht nga Qendra e Studimeve Parlamentare.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Konferenc\u00eb: Marr\u00ebdh\u00ebniet deputet \u2013 elektorat; P\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe besimit tek institucionet (Mars, 2002)<\/h4>\n\n\n\n<p>Konferenca \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet deputet \u2013 elektorat; P\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe besimit tek institucionet\u201d n\u00eb Hotel Tirana International, 4 Mars 2002. Q\u00ebndra e Studimeve Parlamentare n\u00eb bashk\u00ebpunim me Institutin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republikan (IRI) dhe n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb Parlamentit shqiptar organizuan konferenc\u00ebn \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet deputet \u2013elektorat; P\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe besimit tek institucionet\u201d. Deputet\u00eb, ish deputet\u00eb, ekspert\u00eb t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs parlamentare, punonj\u00ebs t\u00eb parlamentit dhe sekretar\u00eb t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb zonat elektorale, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias, OJQ, institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare me q\u00ebnd\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb morr\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb konferenc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Rishkimi i kuadrit ligjor q\u00eb rregullon \u00e7\u00ebshtjen e emigracionit t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb shtetit<\/h4>\n\n\n\n<p>Projekti konsiston n\u00eb nj\u00eb raport studimor k\u00ebrkimor mbi rishkimin e kuadrit ligjor q\u00eb rregullon \u00e7\u00ebshtjen e emigracionit t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb shtetit. Projekti \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb dhe po zbatohet pas k\u00ebrkes\u00ebs dhe financimit t\u00eb organizat\u00ebs IOM (International Migration Organization).<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Asistenc\u00eb p\u00ebr ndryshimet legjislative dhe zbatimin e ligjit shqiptar mbi procedurat e azilit<\/h4>\n\n\n\n<p>\u201cAsistenc\u00eb p\u00ebr ndryshimet legjislative dhe zbatimin e ligjit shqiptar mbi procedurat e azilit\u201d \u00ebsht\u00eb projekti i financuar nga UNHCR, Tiran\u00eb. Ai synon mbrotjen e azil k\u00ebrkuesve dhe futjen n\u00eb sistemin e azilit. Ai synon pajisjen e n\u00ebpun\u00ebsve civil\u00eb me njohuri t\u00eb p\u00ebrgjithshme mbi sistemin shqitpar dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb azilit, t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb nj\u00ebsive ligjore dhe t\u00eb p\u00ebrfitimeve sociale t\u00eb refugjat\u00ebve, siguroj\u00eb nj\u00eb forum diskutimi mbi zbatimin e strategjis\u00eb s\u00eb sistemit t\u00eb azili dhe programit t\u00eb integrimit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Mbushja e boshll\u00ebqeve ligjore n\u00eb sistemin e azilit; Draftimi i rregullave mbi integrimin lokal dhe strategjin\u00eb e lobimit<\/h4>\n\n\n\n<p>\u201cMbushja e boshll\u00ebqeve ligjore n\u00eb sistemin e azilit; Draftimi i rregullave mbi integrimin lokal dhe strategjin\u00eb e lobimit\u201d \u00ebsht\u00eb projekti i financuar nga UNHCR, Tiran\u00eb. Projekti synonte integrimin lokal p\u00ebr persona t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb azili n\u00eb Shqip\u00ebri duke asistuar Qeverin\u00eb Shqiptare n\u00eb hartimin e rregulloreve t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb sistemi azili t\u00eb funksionuesh\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Mbi propozimin e politikave dhe disa rregullave p\u00ebr nj\u00eb veprim afat-shkurt\u00ebr dhe afat-mes\u00ebm p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb sistemi t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb miturve n\u00eb Shqip\u00ebri<\/h4>\n\n\n\n<p>Projekti \u201cMbi propozimin e politikave dhe disa rregullave p\u00ebr nj\u00eb veprim afat-shkurt\u00ebr dhe afat-mes\u00ebm p\u00ebr vendosjen e nj\u00eb sistemi t\u00eb pranuesh\u00ebm p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb miturve n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d konsistoi n\u00eb ngritjen e nj\u00eb grupi pune i ngritur nga UNICEF p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb strategjie ligjore dhe praktik\u00ebs n\u00eb lidhje me drejt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb miturve.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Nd\u00ebrtimi i autonomis\u00eb lokale<\/h4>\n\n\n\n<p>Projekti \u201cNd\u00ebrtimi i autonomis\u00eb lokale; Trajnim me administrat\u00ebn mbi zbatimin e parimeve t\u00eb autonomis\u00eb lokale\u201d, u financua nga Norwegian People\u2019s Aid. Projekti synon trajnimin e stafit t\u00eb administrat\u00ebs locale n\u00eb Elbasan (n\u00eb bashki, prefektur\u00eb dhe nivel komune) me q\u00ebllim p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe t\u00eb kuptuarit e Kart\u00ebs s\u00eb Autonomis\u00eb Lokale dhe parime t\u00eb tjera t\u00eb autonomis\u00eb lokale, procedurat si dhe zbatimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Seminar: Aspekte t\u00eb organizimit t\u00eb pun\u00ebs parlamentare<\/h4>\n\n\n\n<p>Aspekte t\u00eb organizimit t\u00eb pun\u00ebs parlamentare \u00ebsht\u00eb seminari i zhvilluar me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb parlamenteve t\u00eb vendeve t\u00eb Europ\u00ebs Jug-Lindore. Seminari u organizua nga Instituti Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Demokraci n\u00eb Strasburg dhe Qendra e Studimeve Parlamentare. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij projekti ishte shk\u00ebmbimi i eksperienc\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimi midis administrat\u00ebs dhe stafit t\u00eb parlamenteve n\u00eb rajon. Projekti u zhvillua n\u00eb kuadrin e aktiviteteve t\u00eb Paktit t\u00eb Stabilitetit.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Ekzaminim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe komb\u00ebtar mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb migracionit kundrejt rregullave shqiptare procedurale dhe praktikat aktuale n\u00eb kufi (2000)<\/h4>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb ekzaminim i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe atij komb\u00ebtar mbi \u00e7\u00ebshtje t\u00eb migracionit kundrejt rregullave shqiptare procedurale dhe praktikat aktuale n\u00eb kufi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i zhvilluar me k\u00ebrkes\u00ebn e UNHCR (Zyra n\u00eb Tiran\u00eb) n\u00eb bashk\u00ebpunim me Zyr\u00ebn e Refugjat\u00ebve, n\u00ebp\u00ebrmjet Sekretariatit t\u00eb Task-Force p\u00ebr zbatimin e sistemit t\u00eb Azilit. Qendra p\u00ebr Studime Parlamentare dhe Qendra Paqe n\u00ebp\u00ebrmjet Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn Shtator-Tetor, 2000. Nj\u00eb grup i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej pes\u00eb ekspert\u00ebsh p\u00ebrgatit\u00ebn nj\u00eb raport studimor n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit ekzaminohet ligji shqiptar dhe ai nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb azilit dhe t\u00eb migracionit, si dhe procedurat dhe praktikat aktuale q\u00eb ndiqen nga pikat kufitare shqiptare duke iu referuar zbatimit t\u00eb ligjit. Q\u00ebllimi i k\u00ebtij projekti ishte ekzaminimi i nd\u00ebrthurjes s\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe atij shqiptar n\u00eb trajtimin dhe l\u00ebvizjen e t\u00eb huajve, azilk\u00ebrkuesve dhe si k\u00ebto ligje lidhen me procedurat dhe praktikat aktuale t\u00eb ndjekura n\u00eb kufi dhe n\u00eb pikat e kontrollit kufitar.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Rritja e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb rinis\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike dhe parlamentare t\u00eb vendit (2001)<\/h4>\n\n\n\n<p>Rritja e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb rinis\u00eb n\u00eb jet\u00ebn politike dhe parlamentare t\u00eb vendit. Projekti u krye gjat\u00eb procesit zgjedhor t\u00eb qershorit 2001. Projekti u financua nga Ambasada Amerikane, Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Diskutim i \u00e7\u00ebshtjeve ligjore n\u00eb komisione parlamentare<\/h4>\n\n\n\n<p>Diskutim i \u00e7\u00ebshtjeve ligjore n\u00eb komisione parlamentare, financuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI). Projekti synonte sigurimin e nj\u00eb analize t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve ligjore me deputet\u00ebt, me fjal\u00eb t\u00eb tjera nj\u00eb v\u00ebshtrim alternativ nga ekspert\u00eb t\u00eb pavarur, q\u00eb do t\u00eb promovonte nj\u00eb diskutim joformal p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje esenciale nd\u00ebrmjet deputet\u00ebve dhe partive politike, dhe do t\u2019u ofronte deputet\u00ebve nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ndryshme ligjore dhe p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e vendimeve q\u00eb lidhen me legjislacionin.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Tryez\u00eb e rrumbullak\u00ebt: Hartimi i ligjit mbi hetimin parlamentar si nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese<\/h4>\n\n\n\n<p>Hartimi i ligjit mbi hetimin parlamentar, si nj\u00eb e drejt\u00eb kushtetuese, zhvillimi i nj\u00eb tryeze t\u00eb rrumbullak\u00ebt p\u00ebr diskutimin e k\u00ebtij projekt-ligji. Projekti u financua nga Banka Bot\u00ebrore dhe Instituti p\u00ebr Studime Bashk\u00ebkohore.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Tryez\u00eb e rrumbullak\u00ebt: Marr\u00ebdh\u00ebniet midis t\u00eb zgjedhurve dhe zgjedh\u00ebsve<\/h4>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet midis t\u00eb zgjedhurve dhe zgjedh\u00ebsve: Tryeza t\u00eb rrumbullak\u00ebta n\u00eb rrethe p\u00ebr zhvillimin e komunikimit institucional dhe rritjen e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb publikut. Projekti u financua nga Fondacioni \u201cFriedrich Ebert\u201d<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Marr\u00ebdh\u00ebniet deputet-zgjedh\u00ebs; P\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe besimit tek institucionet<\/h4>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet deputet-zgjedh\u00ebs; P\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe besimit tek institucionet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i mb\u00ebshtetur nga Fondacioni Shoq\u00ebria e Hapur, Soros\/Shqip\u00ebri. Projekti synonte p\u00ebrmir\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve me elektoratin drejt rritjes s\u00eb nivelit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe pjes\u00ebmarrjes s\u00eb publikut n\u00eb jet\u00ebn politike t\u00eb vendit, duke synuar forcimin e nivelit t\u00eb demokracis\u00eb dhe zhvillimin e institucionit t\u00eb Parlamentit, si dhe rritjen e besimit t\u00eb publikut tek institucionet, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb institucionin e Parlamentit. Projekti u zhvillua n\u00ebp\u00ebrmjet tri tryezave t\u00eb rrumbullak\u00ebta n\u00eb rrethe t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit si dhe aktiviteteve t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Konferenca: Mbi efektivitetin e procesit legjislativ (13-14 Prill, 2000)<\/h4>\n\n\n\n<p>Qendra e Studimeve Parlamentare n\u00eb bashk\u00ebpunim me Fondacionin \u201cFriedrich Ebert\u201d vler\u00ebsuan si t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm organizimin e nje konference mbi procesin legjislativ, e cila synon t\u00eb kontribuoj\u00eb n\u00eb identifikimin e problemeve, analiz\u00ebn si dhe b\u00ebrjen e rekomandimeve p\u00ebr institucionalizimin dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebtij procesi. Synohet rritja e efektivitetit, e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb publikut dhe transparenc\u00ebs n\u00eb procesin legjislativ. Objektivat q\u00eb synohen t\u00eb p\u00ebrmbushen ishin: identifikimi i problemeve dhe dob\u00ebsive n\u00eb procesin legjislativ; analiza e rregullave dhe praktik\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij procesi; b\u00ebrja e rekomandimeve p\u00ebr unifikimin dhe institucionalizimin e praktik\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e k\u00ebtij procesi; identifikimi i instrumenteve p\u00ebr rritjen e transparenc\u00ebs dhe pjes\u00ebmarrjes s\u00eb publikut n\u00eb procesin legjislativ; rritja e njohurive dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb procesi legjislativ t\u00eb mir\u00eborganizuar.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Z\u00ebri i qytetar\u00ebve dhe e drejta kushtetuese e peticionit dhe ankes\u00ebs, si nj\u00eb mjet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rritjen e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb<\/h4>\n\n\n\n<p>Z\u00ebri i qytetar\u00ebve dhe e drejta kushtetuese e peticionit dhe ankes\u00ebs, si nj\u00eb mjet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb rritjen e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb (vendosja e mekanizmave ligjore p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebsaj t\u00eb drejte kushtetuese), \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i financuar nga Balkan Trust for Democracy (2008-2009). Ky projekt synon t\u00eb rris\u00eb p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb e qeveris\u00eb dhe pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn publike dhe besimin e tyre ndaj institucioneve t\u00eb shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet vendosjes s\u00eb mekanizmave ligjore n\u00eb respektim t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese t\u00eb peticionit dhe ankes\u00ebs drejtuar institucioneve shtet\u00ebrore. Aktivitetet e parashikuara n\u00eb projekt do t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb rritjen e njohjes s\u00eb publikut mbi t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb peticionit; rritjen e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb institucioneve publike p\u00ebr ti sh\u00ebrbyer sa m\u00eb mir\u00eb publikut; rritjen e besimit publik drejt insitucioneve shtet\u00ebrore dhe t\u00eb sjell\u00eb qytetar\u00ebt me af\u00ebr me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre n\u00eb qeveri dhe institucioneve publike.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Monitorimi i zbatimit t\u00eb detyrimeve ligjore p\u00ebr financimin e subjekteve zgjedhore n\u00eb zgjedhjet parlamentare 2009<\/h4>\n\n\n\n<p>Monitorimi i zbatimit t\u00eb detyrimeve ligjore p\u00ebr financimin e subjekteve zgjedhore n\u00eb zgjedhjet parlamentare 2009, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i financuar nga Fondacioni Soros (2009). Ky projekt synon rritjen e transparenc\u00ebs dhe besimit t\u00eb publikut tek subjektet zgjedhore n\u00ebp\u00ebrmjet monitorimit t\u00eb detyrimeve ligjore p\u00ebr financimin e k\u00ebtyre subjekteve. Projekti q\u00eb propozohet do t\u00eb adresoj\u00eb krijimin e procedurave, sa m\u00eb korrekte dhe t\u00eb plota, p\u00ebr t\u00eb parandaluar shmangien nga k\u00ebrkesat ligjore dhe shkeljen e barazis\u00eb n\u00eb fushat\u00eb; krijimin e mekanizmave p\u00ebr monitorimin dhe transparenc\u00ebn e k\u00ebtyre fiancimeve gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore; monitorimin e sjelljes s\u00eb subjekteve zgjedhore dhe respektimin e detyrimeve ligjore gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. Do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb dhe eksperienc\u00eb monitorimi t\u00eb k\u00ebtij komponenti t\u00eb fushatave zgjedhore, e cila si nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb civile do t\u00eb p\u00ebrdoret dhe zhvillohet n\u00eb zgjedhjet e ardhshme edhe p\u00ebr monitorime t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb objekt financimin e jet\u00ebs politike.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekti: Projekti Score Card<\/h4>\n\n\n\n<p>Sipas opinionit t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Parlamentare, promovimi i transparences dhe pergjegjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare fillon me institucionin e Kuvendit. QSP promovon transparenc\u00ebn n\u00eb lidhje me aktivitetin e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb sesionet plenare, mbledhjet e komisioneve si dhe zyrat e deputet\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet advokimit mbi procedurat e njohjes se publikut mbi votimin individual t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb cdo legjislature. Cdo deputet duhet kuptoj\u00eb detyrimin p\u00ebr t\u2019i raportuar zgjedh\u00ebsve p\u00ebrmbushjen e premtive elektorale si dhe detyrimeve t\u00eb tij gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb mandatit t\u00eb deputetit. T\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjet tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta duhet t\u00eb shkojn\u00eb drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Projekt: Rritja e transparenc\u00ebs s\u00eb parlamentit shqiptar<\/h4>\n\n\n\n<p>Rritja e transparenc\u00ebs s\u00eb parlamentit shqiptar, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i financuar nga National Endowment for Democracy, USA (2008-2009). Q\u00ebllimi i k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb botimin e Revist\u00ebs \u201cE drejta parlamentare dhe politikat ligjore\u201d, p\u00ebr p\u00ebrhapjen e informacionit dhe rritjen e transparenc\u00ebs s\u00eb parlamentit, inkurajimin e nj\u00eb debati teorik dhe shkencor mbi t\u00eb Drejt\u00ebn Parlamentare, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb refleksioni t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe objektiv mbi aktivitetet legjislative dhe debatin politik; sh\u00ebrbimin ndaj shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00ebp\u00ebrmjet sigurimit t\u00eb rrug\u00ebve p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb praktikat parlamentare, dhe b\u00ebrjen t\u00eb njohur ambientin politik shqiptar me \u00e7\u00ebshtjet politike t\u00eb diskutuara n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Revista e Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore mbush nj\u00eb boshll\u00ebk t\u00eb madh n\u00eb informacionin mbi parlamentin duke botuar p\u00ebrmbledhje t\u00eb ligjeve t\u00eb miratuara s\u00eb fundi dhe t\u00eb siguruarin e barabart\u00eb, me mbulim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb debatit politik n\u00eb Parlament.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Rritja e t\u00eb kuptuarit t\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb qeverisje kundrejt publikut, n\u00eb Shqip\u00ebri<\/h4>\n\n\n\n<p>Rritja e t\u00eb kuptuarit t\u00eb transparenc\u00ebs n\u00eb qeverisje kundrejt publikut, n\u00eb Shqip\u00ebri. Projekt i financuar nga Balkan Trust for Democracy.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Rritja e besimit t\u00eb publikut tek gjyq\u00ebsori<\/h4>\n\n\n\n<p>Rritja e besimit t\u00eb publikut tek gjyq\u00ebsori, bazuar n\u00eb parimet e transparenc\u00ebs dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb, p\u00ebrmes vendosjes s\u00eb procedurave eficente t\u00eb vler\u00ebsimit n\u00eb c\u00ebshtje q\u00eb lidhen me etik\u00ebn e gjyqtarit.<br>Projekt i financuar nga Ambasada Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\">Pjes\u00ebmarrja e publikut dhe transparenca n\u00eb procesin legjislativ<\/h4>\n\n\n\n<p>Pjes\u00ebmarrja e publikut dhe transparenca n\u00eb procesin legjislativ: e drejta e informimit si nj\u00eb instrument thelb\u00ebsor p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00ebmarrje efektive t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb procesin ligjb\u00ebr\u00ebs si dhe p\u00ebr rritjen e p\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb parlamentit.<br>Financuar nga Fondacioni Shoq\u00ebria e Hapur, Soros n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rritja e rolit t\u00eb Parlamentit n\u00eb procesin e integrimit p\u00ebrmes pjes\u00ebmarrjes legjislative dhe transparenc\u00ebs. Botimi i Revist\u00ebs \u201c E Drejta Parlamentare dhe Politikat Ligjore\u201d Projekt: Zbatimi i vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe forcimi i shtetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"parent":0,"menu_order":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","template":"","meta":{"footnotes":""},"class_list":["post-1412","page","type-page","status-publish","hentry"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/1412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages"}],"about":[{"href":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/page"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1412"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/1412\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1413,"href":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/pages\/1412\/revisions\/1413"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/ascpdp.com\/english\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}